Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet e dendura të dëborës kanë nisur në Verilindje të vendit pasditen e të shtunës.
Në Kukës, dëbora arriti në pak minuta në 10 cm trashësi, ndërsa zonat malore deri në 15 centimetra.
Situata shkaktoi vështirësi në rrugën e Kombit, ku dëbora dhe mjegulla u bënë shkak për bllokimin e trafikut.
Borëpastrueset nisën menjëherë punën, duke larguar dëborën, ndërsa po hidhet edhe kripë e skorje në rrugë
Aktualisht nuk raportohet për rrugë të bllokuara apo probleme të tjera në këtë qark.
Reshjet e shiut rinisën në të gjithë vendin paraditën e së shtunës dhe pritet të vijojnë edhe përgjatë ditës së dielë në zonat e ulta, ndërsa në ato malore, parashikohen reshje dëbore
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rinis-debora-ne-kukes