Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
10 centimetër dëborë raportohen të kenë rënë pranë tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit, ndërsa dimri duket se ka nisur herët në veri të vendit. dëbora ka nisur edhe në fshatrat e thellë të Kukësit, ku temperaturat kanë zbritur në zero gradë. Policia thotë se ka pasur 5 raste dalje nga rruga të makinave por pa pasoja, ndërsa ka vështirësi në qarkullim.
Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonën verilindore të vendit, ku në Kukës janë regjistruar në tunelin e Kalimashit rreth 10 centimetër dëborë. Për shkak të kësaj situate ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa policia rrugore ka dalë në patrullim për të ndihmuar qytetatërt.
Burime policore thonë se ka pasur përplasje makinash dhe dalje nga rruga në 5 raste por pa pasoja për jetën.
Katër mjete borëpastruese po hedhin kripë e po pastrojnë rrugën e Kombit. Probleme ka edhe në rrugët e tjera nacionale Kukës-Shishtavec, Kukës- Peshkopi, Kukës-Kalimash, rruga e vjetër në zonën e Malziut.
Reshje dëbore ka edhe në Novosej, Shishtavec, Borje, Topojan, Buishtrice e Grykeçaje.
Trashësia e borës në këto zona ka kaluar 25 cm, ndërsa reshje dëbore ka edhe në zonat e thella malore të Hasit e Tropojës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nisi-bora-shikoni-si-u-zgjua-kukesi-sot/