Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dëbora deri në 70 centimetra dhe ngricat në rrugë mbajnë të izoluar tre fshatra të njësisë administrative Cudhi në Malësinë e Krujës
Mjetet i lënë banorët disa kilometra larg shtëpive pasi rruga është shumë e vështirë.
Problematike mbetet situata në Qafë Shtamë, ku dëbora arrin 30 cm trashësi dhe rruga bëhet e pakalueshme për shkak të ngricës.
Në disa pjesë të rrugës janë shënuar edhe rrëshqitje dherash që janë pastruar nga banorët e zonës apo drejtuesit e mjeteve pasi sic thonë, autoritetet nuk kanë marrë masa
Reshjet e dëborës kanë ndaluar edhe në qarkun e Dibrës, por banorët e zonmave malore përballen me bllokime rrugësh. 125 familja rezultojnë të izoluara në Tërnovë të madhe ku dëbora arrin në 80 centimetra
Një banor i zonës thotë: "Këto nuk interesohen fare"
Trebishti, Ostreni, Zerqani e Shupenza kanë probleme me mungesën e energjisë elektrike, ndërsa OSHEE bën me dije se në këto zona janë shembur disa shtylla të cilat po zëvendësohen
Problematika hasën edhe në fshatrat malorë të qarkut të Kukësit
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/debora-bllokon-banoret-ne-zonat-malore-ne-kukes-diber-e-kruje