Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD-së shprehet kundër propozimit të PS-së për ndryshimin e rregullores sa i takon autorizimit të arrestimit të deputetëve .
"Edi Rama ka propozuar një ligj të posaçëm gjoja si rregullore për të mbrojtur peshqit e mëdhenj. Të gjithë ata që prisnin arrestimin e peshqve të mëdhenj tani ata të kënaqen me cironka" deklaroi Basha nga selia e PD-se.
Basha tha se me ndryshimin e propozuar maxhoranca kërkon që "Kuvendi të kthehet në gjykatë, dhe Edi Rama në gjyqtar" prandaj nuk ka për të pasur konsensusin e opozitës
"Rama ka synim zhbërjen e reformës në drejtësi. Asnjë peshk i madh të mos dalë në gjykatë qytetarët të kënaqen me cironka. Nuk ka për të pasur konsensusin tonë. Ju bëj thirrje edhe për këtë aryse të bashkoheni në protestën e 27 janarit"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-rama-propozoi-ligj-te-mbrojtur-peshqit-e-medhenj