Kuvend, Basha: Qeveria shkel kushtetutën për të mbrojtur peshqit e mëdhenj

Report TV 2018-05-10

Views 0

Ka nisur sesioni i ri parlamentar. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka kërkuar nga grupet parlamentare që të japin kontributin maksimal për të miratuar ligjet që do të ndihmojnë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ai kërkoi bashkëpunim konstruktiv mes opozitës dhe shumicës.
?Pavarësisht nga polarizimi, grupimet politike miratuan organet e Vettingut ngritjen e komisionit për Reformën Elektorale dhe vendime të tjerë të rëndësishëm. Këtë sesion do të marrim shumë vendime, por para së gjithash do të nisë me disa cështje thelbësore; miratimi i anëtarëve të KLGJ, KLP, miratimin e kryeinspektorit të lartë të drejtësisë, ndryshimet ligjore për 5 vendimet e Kushtetueses, rregulloren e Kuvendit, Reformën Elektorale dhe Kodin e Etikës. Jo vetëm që kërkojnë 2/3 për miratimin, por do të jenë kontribut për hapjen e negociatave. Kërkoj që të gjitha grupet të japin kontributin për miratimin? deklaroi ai.

Share This Video


Download

  
Report form