Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
6 mijë kontrata të reja për furnizim me ujë janë lidhur në fazën e parë të aksionit për luftën ndaj informalitetit në këtë sektor. Lajmi u bë i ditur nga zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati i cili zhvilloi një takim me Prefektët e 12 Qarqeve të vendit. Bonati kërkoi bashkëpunim me autoritetet vendore dhe me administratën shtetërore për zbatimin e aksionit ndaj lidhjeve të paligjshme në rrjetin e furnizimit me ujë.
Në kuadër të aksionit për rikthimin e ligjshmërisë në sektorin e ujit të pijshëm, zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati zhvilloi një takim me Prefektët e 12 Qarqeve të vendit. Ai tha se faza e parë e aksionit në terren ka dhënë rezultat me mbi 6 mijë kontrata të reja të nënshkruara.
Bonati: ?Tashmë është një fakt që ky aksion po sjell frytet e para që janë mjaft pozitive. Janë rreth 6 mijë kontrata të lidhura në një periudhë shumë të shkurtër për një muaj. 6 mijë kontrata të reja që po t?i referohemi madhësisë së bashkive, si të themi është formalizuar një bashki e tërë, për një afat kohor që është mjaft i shkurtër. Pra, ne synojmë që me kalimin e ditëve, deri në fund të kësaj periudhe të parë që është periudha e sensibilizimit, gjithë subjektet të ofrojnë shërbim të shpejtë, të vazhdojë procesi i formalizimit. Duhet kujtuar që 1 Shkurti është data që do nisë aksioni derë më derë dhe çdo ndërhyrje do penalizohet sikundër e parashikon ligji?.
Më tej, zv.ministri kërkoi që Prefektët të marrin një rol aktiv në ndjekjen nga afër të punës që bëjnë Bashkitë dhe ujësjellësat në zonat respektive. Bonati u ndal edhe tek kontrolli që duhet bërë ndaj institucioneve publike dhe nëpunësve të administratës.
Bonati: Duhet të marrim masa që të jenë korrekt në zbatim të gjithë legjislacionit në fuqi me kontrata të rregullta, me ujëmatës. Punonjësit e administratës publike duhet të japin shembullin e tyre të parë për këtë. Duke e përshkallëzuar këtë edhe tek bizneset të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre, ku në mjaft raste ka edhe shpërdorues të ujit dhe duke vazhduar më pas deri tek qytetarët. Fokusi do të jetë institucionet publike, bizneset dhe pastaj do të jetë ndërhyrja tek qytetarët.
Pas 1 shkurtit pritet që të fillojnë edhe penalizimet për konsumatorët që furnizohen pa kontrata apo që kanë lidhje të paligjshme në rrjetin e ujit.
Për më shumë lexoni në:
6 mijë kontrata të reja për furnizim me ujë janë lidhur në fazën e parë të aksionit për luftën ndaj informalitetit në këtë sektor. Lajmi u bë i ditur nga zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati i cili zhvilloi një takim me Prefektët e 12 Qarqeve të vendit. Bonati kërkoi bashkëpunim me autoritetet vendore dhe me administratën shtetërore për zbatimin e aksionit ndaj lidhjeve të paligjshme në rrjetin e furnizimit me ujë.
Në kuadër të aksionit për rikthimin e ligjshmërisë në sektorin e ujit të pijshëm, zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati zhvilloi një takim me P...