Dita Botërore e Ujit, Bonati: Mbi 20 mijë kontrata të reja uji në pak muaj

Report TV 2018-05-12

Views 1

Ministria e Infrastrukturës e Energjisë në bashkëpunim me GIZ organizuan në Durrës një konferencë në kuadër të Ditës Botërore të Ujit me titull ?Përgjigja është në natyrë?. Qëllimi kryesor ishte bashkëbisedimi edhe në kuadër të programit të GIZ "Shërbimet e furnizimit me ujit dhe kanalizimeve të orientuara drejt performancës së konsumatorëve?.
Duke marrë shkas nga zhvillimet e muajve të fundit, Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati gjeti rastin të falënderojë qytetarët për përgjigjen pozitive që i kanë dhënë deri më tani aksionit për rikthimin e ligjshmërisë në furnizimin me ujë të pijshëm. Ndërkaq Bonati tha:
"Gjej rastin të falenderoj të gjithë ata konsumatorë që janë përgjigjur thirrjeve për të formalizuar lidhjet e tyre sikurse përgëzoj punën e deritanishme të ndërmarrjeve të ujësjellës/kanalizimeve në pjesën më të madhe të bashkive. Kemi një rezultat që janë mbi 20 mijë kontrata të reja të formalizuara çka në kontekstin e përgjithshëm është një shifër shumë domethënëse?, u shpreh Bonati.

Pjesëmarrësit nënvizuan nevojën për forcimin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit midis institucioneve që punojnë në sektorin e ujit me synimin për të përmirësuar shërbimet e furnizimit me ujë dhe të ujërave të ndotura, por gjithashtu për të rritur ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen e palëve të interesuara për t'u përballur me sfidat e sektorit.

Share This Video


Download

  
Report form