Mosdeklarimi i punonjësve dhe fshehja e pagës nga ana e bizneseve do të dënohet me gjobë deri 200 mijë lekë, ndërsa moslëshimi i kuponit tatimor me gjobë në masën 50 mijë lekë. Ratet kur biznesi lëshon kupon tatimor/dëftesë tatimore, ku ka shënuar një vlerë të ndryshme nga vlera e furnizimit ose e çmimit të afishuar, dënohen me gjobë në masën 50 mijë lekë. Ministria e Financave ka depozituar në Kuvend një seri ndryshimesh të paralajmëruara për procedurat tatimore, duke ulur ndjeshëm disa prej tyre. Në rast se konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos lëshojë kuponat tatimorë, merret masa e bllokimit të veprimtarisë në vendin ku është konstatuar shkelja për 30 ditë kalendarike.