Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tri kompani turke kanë shfaqur interes për projektin e aeroportit të Vlorës që pritet të ndërtohet në zonën e Akernisë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë konfirmoi se oferta është paraqitur nga një konsorcium i tri kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction dhe Kolin Construction.
Investimi për ndërtimin e aeroportit do të jetë privat pa prekur buxhetin e shtetit.
Pas marrjes së ofertës, do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës e Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë që do shqyrtojë aspektet teknike të propozimit dhe ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me përcaktimet ligjore.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aeroporti-i-vlores-tre-kompani-turke-shfaqin-interes-projektin