Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy zyrtarë të Bashkisë Gjirokastër do të mbajnë përgjegjësi ligjore për rrëshqitjen e dherave dhe çarjen e tokës në Lagjen "Punëtori" në qytetin jugor ku kërcënohet një pallat 5 katësh dhe një shtëpi private.
Prokuroria lokale ka nisur një procedim penal për ?shpërdorim detyre? për inxhinierin pranë Bashkisë Aleksandër Pesha përgjegjesin e Inspektoriatit Urbanistik Vendor, Vullnet Tola.
Ata akuzohen se nuk kanë mbikqyrur punimet e nisura në një shtëpi dykatëshe buzë kodrës, çka dyshohet se shkaktoi nisjen e rrëshqitjeve kërcënon të lërë pa çati mbi kokë rreth 20 familje
Por vetë zyrtarët dhe Bashkia Gjirokastër, e mësuan lajmin përmes medias, pasi të kontaktuar nga Ora News thanë se nuk ishin në dijeni të procedimit, pavarësisht se më herët ishte bërë e ditur se Prokuroria Gjirokastër kishte nisur një hetim për situatën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rreshqitjet-ne-gjirokaster-kallezohen-dy-zyrtare-te-bashkise