Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Janë arrestuar 2 zyrtarë të Bashkisë Përrenjas nga policia, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Të ndaluarit janë Oltion Leka, 28 vjeç banues në fshatin Stravaj, me detyrë Inspektor Pyjor dhe Leonard Loshi, 40 vjeç banues në Qukës, me detyrë Përgjegjës i Shërbimit Pyjor. Të dy janë punonjës të Bashkisë Prrenjas.
Gjithashtu, policia ka nisur procedimin penal ndaj 2 shtetasve me iniciale R.K., 56 vjeç dhe S.K., 48 vjeç. Këta shtetas akuzohen për ?prerje të paligjshme të pyjeve?.
Lajmi është bërë publik nga drejtori i krimeve në Policinë e Shtetit, Josif Shtëmbari. Gjatë një deklarate për mediat Shtëmbari tha se në vendin e quajtur ?kthesa e Shënepremtes?, njësia Stravaj në Prrenjas, policia ka sekuestruar një kamion ngarkuar me 20 metër kub lëndë drusore. Lënda ishte prerë në mënyrë të paligjshme si dhe ishte ngarkuar pa faturë shoqërimi.
Pas hetimeve të kryera, ka rezultuar se inspektori i pyjeve pranë bashkisë Prrenjas, shtetasi Oltion Leka, dyshohet të mos ketë ushtruar kontroll në ngastrat ku priteshin pemët. Policia dyshon se ky shtetas nuk ka marrë masa për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve në zonën që mbulon.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestohen-2-zyrtare-te-bashkise-prrenjas/