Rudina/ Kejdi Mehmetaj mohon fejesen: Jam ne pritje te nje propozimi (15.01.2018)

RTV KLAN 2018-05-10

Views 3

Kejdi Mehmetaj është një prej deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë që ka tërhequr gjithnjë vëmendje jo vetëm për shkak të moshës.
Javët e fundit ajo po përflitet në media për historinë e saj të dashurisë, madje është folur edhe për fejesë.
Por vetë deputetja e ftuar në studion e ?Rudina?, në Tv Klan ka folur hapur, ka pranuar lidhjen me Arbrin madje ka shkuar edhe më tej duke thënë se është në pritje të një propozimi për martesë.
?Ky është Arbri, ne jemi në një marrëdhënie prej disa vitesh. Ne patëm një angazhim me familjet, por nuk jemi fejuar. Familjet tona janë tradicionale dhe ne i kemi njohur familjet. Unë ndihem shumë mirë dhe e bekuar nga Zoti që kam rreth vetes gjëra të mira dhe pozitive dhe përpiqem ti mbaj. Ne jemi njohur në parti, brenda LSI-së. Në aspektin profesional secili prej nesh ka jetën e tij dhe jemi veç, për sportin me njëri-tjetrin do jemi gjitmonë bashkë. Ne jemi familje e vogël, por unë jam rritur me kushërinj dhe në parti po ashtu se unë jam futur që 14 vjeç. Familjen time do ta doja të madhe, por në fund të ditës këto janë punët e Zotit?, tha Mehmetaj.

Share This Video


Download

  
Report form