Konventa kombëtare e LSI dhe aktualiteti politik e ftuar Kejdi Mehmetaj

Report TV 2019-05-29

Views 0

Sot u zhvillua në Tiranë Konventa Kombëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa për të komentuar aktualitetin politik dhe aksionin opozitar ishte e ftuar në studion e Report Tv ish-deputetja Kejdi Mehmetaj.

"Për të mirën e Shqipërisë që mos u duhet shqiptarëve ta nxjerrin me dhunë, Edi Rama duhet të largohet vetë. Në zgjedhje ka një parti dhe parti të tjerë të sponsorizuara nga Edi Rama. Në gjykimin tim nuk janë as ligjore.

Partitë që po bëjnë opozitë me qytetarët janë në terren. Shqipëria nuk mund të kthehet në kohën e komunizmit. Jo Edi Rama, por edhe 100 si Rama të jenë nuk kanë për ta kthyer pas Shqipërinë. Arsyeja pse u shty hapja e negociatave është e qartë. Citoni raportet nga Berlini, Parisi, Amsterdami dhe vendet e tjera dhe janë shumë të qarta" tha ajo.

E ndërsa Mehmetaj dhe pjesa tjetër e deputetëve të opozitës dogjën mandatet, kandidatët nga listat e dy partive, PD dhe LSI-së po vijojnë që të plotësojnë karriget në Kuvend. Mes atyre që kanë pranuar janë edhe Ralf Gjoni dhe shumë kandidatë të tjerë që ishin në listat e LSI-së. Por si i ka marrëdhëniet Mehmetaj me këta individë dhe si e gjykon vendimin e tyre?

"LSI ka marrë një vendim në Komitetin Drejtues që thotë qartë që secili prej atyre që vendosën që të bëjnë një zgjedhje të tillë ndryshe nga partia janë automatikisht të përjashtuar nga partia nuk mund të përdorin logon e partisë, pasi nuk janë më tanët.

Sa i përket pikëpamjes personale, më vjen keq që njerëz që i kisha njohur me karakter por dolën të manipulueshëm dhe të blerë, manekinë, që komandohen nga Rama. Ndihem keq se si LSI-ja dhe Shqipëria meritojnë të kenë burra dhe gra dinjitozë, por për sa kohë nuk janë, rruga mbarë iu qoftë, shqiptarët nuk mendoj se do ua falin lehtë zgjedhjet që bënë" përfundoi Mehmetaj.

Share This Video


Download

  
Report form