Rudina/ Ne shtepine e Kejdi Mehmetajt, deputetja prezanton familjen (15.01.2018)

RTV KLAN 2018-05-10

Views 3

Ajo është ndër gratë e parlamentit shqiptar që është komentuar gjatë kur fitoi mandatin e deputetes në vitin 2013.
E para deputete në moshë aq të re, Kejdi Mehmetaj ishte vetëm 19 vjeç dhe sapo kishte filluar studimet e larta. Mehmetaj ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina?, nga ku përveç politikës foli edhe për familjen, shoqërinë dhe historinë e saj të dashurisë që është përfolur gjatë në rrjetet sociale.
Përmes një inserti Mehmetaj prezantoi përmes fotosh familjen e saj teksa tha se ata janë të rezervuar dhe nuk preferojnë jetën publike.
?Vëllai, Olsi është tre vite më i madh dhe më ka ndjekur kudo dhe unë i falënderoj shumë. Prindërit e mi janë krenarë për mua, por edhe shumë kritikë pas çdo viti që kalon. Tani nuk kaloj shumë kohë në shtëpi, por më pëlqen të qëndroj në shtëpi. Shtëpia është i vetmi ambient ku mund të bëj gjerat që dua. Unë jam marë me pikturë kur kam qenë e vogël dhe babai im i ka ruajtur?, tha Mehmetaj.

Share This Video


Download

  
Report form