Report TV - Grabitet me armë filiali i Postës tek Hipoteka e Tiranës

Report TV 2018-05-10

Views 0

Një degë e Postës Shqiptare, brenda ambienteve të Hipotekës së Tiranës, ka rënë pre e grabitjes këtë mesditë nga autorë të armatosur dhe me maska, të cilët kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, pranë ish-Stacionit të Trenit.

Burimet bënë të ditur për Report Tv se kanë qenë dy persona që jantë futur në ambientet e bankës dhe mendohet se kanë marrë xhiron ditore të bankës, duke krijuar panik dhe terrorizuar punonjësit.

Filiali i bankës së grabitur ndodhet brenda ambienteve të Hipotekës së Tiranës dhe nuk ka nivel të lartë sigurie. Filiali i kësaj banke është i mbuluar vetëm nga xhami dhe kjo iu ka dhënë mundësi grabitësve të veprojnë me shpejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form