TIRANE-Grabitet në orët e para të mëngjesit një pikë banke e nivelit të dytë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 minuta. Autorët, 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë kërcënuar dhe dhunuar rojën. Filiali që u grabit ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës pranë një pike biznesni hidrosanitaresh, Emigres. Policia deklaron se autorët kanë tentuar që të vjedhin kasafortën, por nuk jep shumën që është grabitur.
?Me datë 02.03.2018, rreth orës 03:50, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, pranë urës së "Limuthit", persona të paidentifikuar kanë hapur me forcë derën e një filiali banke dhe kanë tentuar të vjedhin kasafortën?. Por burime pë Report Tv konfirmojnë se janë grabitur rreth 200 mijë lekë. Autorët kanë thyer derën dhe janë futur brenda në bankë, ndërkohë që në momentin që ka tentuar që të marrin kasafortën ka rënë alarmi.