Report TV - Tiranë, grabitet filiali i Postës në Laprakë

Report TV 2018-05-14

Views 0

Grabitet filiali i Postës Shqiptare në Laprakë, Tiranë. Një person i maskuar e me thikë në dorë ka hyrë në ambientet e Postës dhe duke kanosur dy punonjëse, ka grabitur nga arka rreth 30 mijë lekë të reja.

Autori është larguar brenda pak minutash nga dega e Postës dhe pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të forcave të policisë, nuk është bërë i mundur ndalimi i tij.

Ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë së Postës dhe disa bizneseve përreth, ndërsa pamjet filmike janë sekuestruar nga policia. Blutë kanë ngritur pika kontrolli në dalje të Tiranës si dhe po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e grabitësit.

Share This Video


Download

  
Report form