Report TV - Fier, familja prej 11 anëtaresh mes mjerimit, në kasolle prej balte

Report TV 2018-05-10

Views 0

11 anëtarë të një familjeje në Petovë të Fierit jeton në kushte të mjerueshme brenda një shtëpie të ndërtuar me baltë e kallama. Report TV ishte në banesën e Milajet Gremaj, ku pamjet sjellin varfërinë ekstreme, ndërsa dëshmitë e familjarëve sjellin apelin për ndihmë.
Kjo që po shihni është një shtëpi. Ajo ndodhet në Petovë të Fierit dhe në të jetojnë jo pak, por 11 anëtarë të një familjeje.

Është ndërtuar 70 vjet më parë me kallama dhe baltë, në të banojnë sot dy vëllezër, së bashku me nënën dhe fëmijët e dy çifteve. Çdo ditë e më shumë, kjo banesë, përveçse një dëshmi mjerimi, është një rrezik për jetën e 11 anëtarëve të kësaj familjeje.

Share This Video


Download

  
Report form