FIER - Ndonëse dy ditë më parë një i ri u qëllua për vdekje me armë zjarri në ambientet e shkollës, masat e sigurisë në këto insititucione në vendin tonë duket se lënë për të dëshiruar.
Një zënkë mes nxënësve të shkollës së mesme "Perikli Ikonomi" në qytetin e Fierit, është bërë shkak për plagosjen në kokë me mjete të forta të një 16-vjeçari, nga katër bashkëmoshatarë të tij.
Ndërkohë vetëm pak orë pas ngjarjes, policia ka shoqëruar dy prej adoleshentëve të përfshirë në konfliktn për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin me iniciale V.P, i cili akuzohet për "plagosje të lehtë me dashje".