Report TV - Aku Fier, prej 10 ditesh aksion në markete, objekt produktet shtazore

Report TV 2016-04-25

Views 0

Teksa jemi në prag të rritjes së temperaturave, Autorititeti Kombëtar i Ushqimit ka intensifikuar kontrollet.

Në Fier, që prej 10 ditësh po zhvillohen një sërë kontrollesh nga 20 specialistë të këtij autoriteti.

Përfaqësuesi i Autoritetit të ushqimit dega fier shprehet se më së shumti, objekt i aksionit janë mishi dhe nënproduktet e tij si dhe produkte të tjera me origjinë shtazore.

AKU gjatë kesaj periudhe ka sekuestruar 220 kg mish dhe 160 kg ushqime. Deri më tani jane kontrolluar rreth 160 subjekte si dhe jane vendosur 74 gjoba me nje
vlerë 72 milione leke te vjetra.

Share This Video


Download

  
Report form