Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej tre ditësh , ujërat e lumit Gjanicë kanë marrë ngjyrë të bardhë si pasojë e ndotjes, nga shkaqe ende të papërcaktuara.
Uji i lumit ka marrë ngjyrë të bardhë, i shoqëruar me erë të rëndë squfuri. Inspektoriati mjedisor ka nisur kërkimet në terren duke këqyrur rrjedhën e lumit nga Mallakastra deri në Fier.
Nuk dihet se cfarë dhe kush e shkakton këtë ndotje në lumin Gjanica , pohojnë ekspertë të mjedisit, pasi dy qëndrat e përpunimit të naftës uzina e Ballshit dhe rafineria e Fierit janë të ndalura prej muajsh.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndotet-gjanica-prej-tre-ditesh-ujerat-jane-ngjyrosur-me-te-bardhe/