Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Programi Erasmus është një program i mbështetur nga Bashkimi Europian dhe përfshin elementë të bashkëpunimit të universiteteve jo vetëm në kontinentin Europian por edhe më gjerë.
Elton Skëndaj, Drejtor i komunikimit në Universitetin e Tiranës, i ftuar në Ditë e Re tregoi mbi përfitimet që kanë studentët nga ky program dhe cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë.
Skëndaj u shpreh se në bazë të programit të Erasmus studentët e Universitetit të Tiranës kanë të drejtë të realizojnë 1 apo 2 semestra në një nga universitetet partnere në Evropë.
Por cilat janë kriteret që studetët duhet të plotësojnë dhe dokumentat që duhen dorëzuar.
Elton Skëndaj: ?Aplikimi është shumë i thjeshtë. Ne kemi marrë vendimin që të gjitha thirrjet, informacionet ti dërgohen studentëve në adresën e personalizuar të email-t që ka Universiteti i Tiranës brenda 24 orëve, në momentin që shpallet thirrja si edhe stafeve akademike që janë të interesuar.
Të gjitha shpallen online dhe në rrjetet sociale të që ka universiteti. Studentët marrin aty infomarcionet.
Kriteret e përzgjedhjes më shumë fokusohen tek perfomanca akademike. Niveli i njohjes së gjuhës, gjuha angleze në të cilën zhvillohet mësimi. Studentët patjetër duhet të kenë një nivel gjuhe që të jenë në gjendje të realizojnë procesin mësimor.
Dokumetat që duhen dorëzuar janë të thjeshta si lista e notave, njohja e gjuhës por dokumenti më i rëndësishëm është Learning Agreement, pra marrëveshja që do të bëjë. Studenti shikon në universitetin ku dëshiron të realizojë shkëmbimin përzgjedh disa lëndë.
Si do ti njihen, çfarë lëndësh do ti quhen? Nëse realizon 5 lëndë atje të cilat kanë një numër kreditesh të caktuara sesi do ti njihen këto kredite. Ky është një dokument të cilën studentët e plotësojnë vetë me ndihmën e koordinatorëve në nivel fakulteti.?
Por nuk ka vetëm program shkëmbimi për studentët por edhe për pedagogët.
Elton Skëndaj: ?Nga shtatori i 2017 deri në momentin që flasim janë rreth 30 pedagogë nga Univeriseti i Tiranës të cilët do të realizojnë shkëmbime akademike në universitet partnere. Pra pedagogë të Universitetit të Tiranës shkojnë në Universitetet europiane dhe japin mësim atje.
Për të zhvilluar programin në Universitet europiane të përzgjedhura studentët nuk paguajnë tarifë.
Elton Skëndaj: ?Studentët marrin mbështetje financiare nga Bashkimi Europian prej 800 euro mesatarisht në muaj. Nuk paguajnë tarifë studimi në Universitet pritëse. Gjithashtu BE paguan edhe kostot e udhëtimit.?
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/programi-erasmus-skendaj-ja-kriteret-qe-duhet-te-plotesojne-studentet-te-perfituar