Riatdhesohen 30 shqiptarë në Francë dhe Belgjikë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
30 shqiptarë që shkelën rregullat e lëvizjes në zonën shengen si dhe kërkuan azil në vendet e BE-së, në Francë dhe Belgjikë, u riatdhesuan nga policia.



Zëvendës ministrja e brendshme Rovena Voda tha se qeveria po harton një dokument politikash për migracionin, per te frenuar azilkërkuesit.



?Unë gjithmonë e them se përsa i përket emigracionit dhe azil kërkimit, kjo nuk është një fushë që prek vetëm çështje të sigurisë, por prek edhe fusha të tjera, dhe ne po punojmë bashkë me institucionet e tjera, për të hartuar një dokument politikash për migracionin, duke e parë këtë fenomen në një këndvështrim më gjithëpërfshirës, por edhe për të mundësuar dhe ofruar zgjidhje për të gjithë ata qytetarë që i janë drejtuar kësaj rruge, si të vetmen rrugë zgjidhje për jetesën e tyre.?



Voda u bëri thirrje qytetarëve që të mos tentojnë për azil, pasi nuk do të mund ta fitojnë atë.

?Ky është operacioni i parë, por operacionet e riatdhesimit gjatë vitit 2018 do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm, madje me një ritëm edhe më të lartë se viti 2017. Këtu përsëri i bëj thirrje qytetarëve shqiptar që të mos e shikojnë azilkërkimin si rrugën e vetme për të emigruar gjatë vendit.?



Të dhënat e autoriteteve Franceze për vitin 2017 tregonin se shqiptaret kryesonin listën e personave që kishin kërkuar azil, duke lënë pas edhe personin që vinin nga vendet në luftë.

Share This Video


Download

  
Report form