Riatdhesohen 35 shqiptarë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ikën si turistë, por po kthehen si të riatdhesuar. Janë 35 shqiptarë mes të cilëve edhe gra, që përmes një operacioni të përbashkët të policisë angleze dhe asaj franceze u riatdhesuan këtë të premte. Përveç përjashtimit që kanë marrë për pesë vjet në lëvizjen në vendet shengen, ata do të hetohen për mënyrën se si kanë dalë nga Shqipëria. Një pjesë e të riatdhesuarve përmes dokumenteve të parregullt kanë kaluar në mënyrë të jashtëligjshme kufirin mes Francës dhe Anglisë. Zv/ambasadori britanik deklaroi se numri i shqiptarëve që thyejnë afatin e qëndrimit në zonën shengen është në rritje. Për shkak të këtij fenomeni, Shqipëria ka marrë edhe paralajmërime nga ndërkombëtaret, duke rrezikuar ndërprerjen e lëvizjes pa viza në vendet shengen.

Share This Video


Download

  
Report form