Apeli i ambasadoreve dhe politikaneve për gratë shqiptare - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 5

Ndryshe nga 1 vit me pare, kur per nder te 8 Marsit - ditës se gruas, ambasadori i BE ftoi ne takim femra gazetare, kete here zoti Sequi priti deputete nga te dy krahet e politikes, si Valentina Leskaj ne krahun e djathte dhe Mesila Doden ne te majtin. Pa u shkëputur nga konteksti i klimës elektorale per zgjedhjet qe mbahen ne qershor, diplomati mesohet se ka informuar deputetet se ne muajin prill pritet te mbërrijë per vizite ne Tirane shefja e politikes se jashtme ne BE, baronesha Ketrin Eshton. "Keni kaluar vështirësi të shumta për të treguar se keni vlera. Por fitoret tuaja do të jenë të plota kur të mos jenë vetëm tuajat. Kujtoj gjëra si dhuna në familje apo gra që janë të privuara nga shumë gjëra në jetë. Beteja juaj është e madhe, sepse ju jeni zëri i grave që nuk dëgjohet."
Ndërsa ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu tha se mos-përfaqësimi ne përqindjen e caktuar me ligj i grave në politikë, nuk është një problem vetëm në Shqipëri. "Ky nuk është një problem unik për Shqipërinë. Nëse do të merrni një shembull nga senati amerikan janë vetëm 16 senatore gra por ndoshta duhet të ishin 51. Çdo shoqëri ka shumë për të bërë të vlerësuar kontributin e grave. Është e mrekullueshme të jetë një ditë që vlerësohen gratë por kjo duhet të bëhet në 365 ditë." Ndërkohë, kryeministri Berisha ne nje aktivitet te posaçëm per ditën e grave, fajësoi mentalitetin qe ka ngritur murin e patriarkatit për dhunën e shtuar ndaj grave ne vend. "Por po të shohim Shqipërinë do të gjejmë se jo vetëm në Shqipëri, por edhe në çdo vend të lirë paragjykuesi kryesor është muri i patriarkisë. Është ky mur mira e mijëra vjeçar, nga i cili buron dhuna dhe brutaliteti ndaj grave shqiptare dhe në mbarë botën. Është ky mur dhunues kryesor i lirive dhe të drejtave njerëzore në vendet e lira. Është ky mur që përcakton dallimet e pamerituara midis nënës dhe babait, burrit dhe gruas, vëllait dhe motrës. Është ky mur që përcakton vështirësitë e mëdha ekonomike. Prandaj unë jam këtu për t`u zotuar se gjithë jetën time në politikë do të shembin çdo vite e më shumë këtë mur." Lideri i opozitës se majte, Edi Rama uroi gratë dhe nënat shqiptare përmes një mesazhi të postuar në rrjetin social "Facebook". Ai postoi nje fotografi me nënën e bashkëshorten, dhe nënvizoi angazhimin e partisë që drejton për ndërmarrjen e politikave të reja qeverisëse të barazisë gjinore e të shanseve të barabarta. Ndërsa drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ishte tepër kritik, me modelin e gruas, shfaqur nga kryetarja e Kuvendit. "Femra shqiptare eshte dhunuar, 23 vite na eshte servirur modeli i çale i femrave kopje te Topallit. 12 gra kane marre peng vendin...blloku i ri i zejxhineshave te reja ... Bilanc negativ për femrat shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form