Ora News - Ja si do të funksionojë nga 1 shkurti një ditë e zakonshme mësimi

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nxënës me më pak libra në çantë dhe më pak ngarkesë gjatë një dite mësimi. Ideatorja e këtij projekti dhe një nga mësueset e një shkolle 9-vjeçare kanë shpjeguar me detaje në studion e Ora News, funksionimin e metodës së re që është shumë e thjeshtë për çdo nxënës që do të bëjë në ditë vetëm 3 lëndë.

Anila Alliu: Ishte një planifikim ndryshe i orarit mësimor javor, me fokus në dy drejtime. Në uljen, lehtësimin e ngarkesës së përgatitjes ditore të nxënësve, si dhe pesha e çantës. Ato do të lehtësohen dhe nga përgatitja ditore për të nesërmen. Nuk do mësojnë 6 lëndë, por do mësojnë 3 lëndë.

Klotilda Jaupi: Në një orë të gjatë të tillë, të konceptuar në 90 minuta, unë do të kem mundësi të planifikoj me shumë kujdes në planifikimin tim ditor, pra sipas nevojave specifike të fëmijëve, punë specifike për ta. Kam më shumë kohë për tu interesuar dhe për të parë se si po ndërvepron pjesa tjetër e klasës.

Po marrim një shembull, ky që po shihni në ekran është orari i një klase të shtatë. Siç edhe e shihni, ditën e hënë, nxënësi dy orët e para do të bëjë Gjuhën Shqipe, dy orët e tjera Gjuhë të Huaj dhe dy orët e fundit Edukim Fizik.

Ajo që është më pozitive dhe që është pritur më mirë nga prindërit dhe vetë nxënësit është se çdo ditë fëmijët nuk do të shkojnë në shkollë me një çantë që peshon deri në 12 kg dhe që është kthyer në problem për deformime trupore të fëmijëve në moshë të vogël.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ja-si-do-te-funksionoje-nga-1-shkurti-nje-dite-e-zakonshme-mesimi

Share This Video


Download

  
Report form