Ora News - Shtohet gripi nga ulja e temperaturave, 10 vizita në ditë në një qendër shëndetësore

Ora News Lajme 2019-02-23

Views 0

#oranews
Numri i personave të prekur me grip është rritur së tepërmi gjatë kësaj periudhe. ISHP numëron 379 raste vetëm për këtë vit, ndërsa mjekët bëjnë thirrje për të marrë masa kundër gripit. Ndërkohë, meterologët tregojnë se temperaturat do të vijonë të ulen edhe të dielën.

10 vizita në ditë në një qendër shëndetësore. Është ky bilanci që bëjnë mjekët e familjes, ndërkohë që vijojnë të shtohen akoma edhe më tepër rastet me grip në këtë periudhë.

Ndryshimi i shpeshtë i temperaturave ka sjellë edhe fluks në spitale.

Shpresa Rrushi: Kemi pasur përveç këtyre rasteve edhe raste me komplikacione që kanë ardhur me një bronkit akut, me infeksione të rrugëve të sipërme respiratore. Mosha mbi 60-vjeç dhe moshat e shkollës 18-24 vjeç.

Mjekja, Shpresa Rrushi, bën apel për kujdes të vazhdueshëm nga gripi duke eleminuar ambientet e populluara.

Ndërkohë që metereologët thonë se ulja e temperaturave do të vazhdojë edhe të dielën, duke mos eleminuar as reshjet e dëborës.

Megjithatë, qytetarët thonë se i ftohti është i domosdoshëm.

"Sa i përket kryeqytetit. Vlera më e ulët do të shënojë zero apo 1 gradë mëngjesin e ditës së nesërme. Ndërsa në gjithë territorin pritet që zona bregdetare dhe zona e ulët kryesisht të shënojë vlera negative me -3 apo -4 gradë celsius. Ndërsa në zonat e thella malore pritet të shkojë -11 deri -12 gradë celsius mëngjesi i ditës së dielë. Ka pasur reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë, edhe në zonat e ulëta".

Instituti i Shëndetit Publik numëron 379 raste të prekur me grip vetëm dy muajt e parë të vitit 2019.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shtohet-gripi-nga-ulja-e-temperaturave-10-vizita-ne-dite-ne-nje-qender-shendetesore

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form