Report TV - Ballsh, naftëtarët e ARMO-s sërish në protestë: Të rifillojë puna e uzinës

Report TV 2018-05-10

Views 1

BALLSH-Pas zgjidhjes vetëm të njërës nga tre kërkesat e tyre, naftëtarët e ARMO-s kanë dalë në protestë para repartit duke kërkuar zgjidhjen për dy të tjerat; rivënien në punë të uzinës dhe zbatimin e statusit nga qeveria. Prej dy muajsh uzina në Ballsh dhe në Fier nuk është në punë, ndërsa protesta në fund të vitit u mbyll me dhënien e pagës për naftëtarët dhe premtimin për zgjidhjen e problemeve të tjera. Por fillimi i vitit të ri, ata i ka gjetur në rrugë pa punë. Së bashku me naftëtarët protestës i janë bashkuar edhe punonjësit e TEC-it që furnizon jugun me energji, pasi nuk kanë marrë pagat.
Naftëtarët i kërkon qeverisë që uzina të vendoset në punë, pasi prej dy muajsh nuk funksionon për shkak të problemeve me pronarët. Sipas sindikalistëve, në një takim që është zhvilluar me zv/ ministrin pardje u është premtuar nga qeveria se do të gjejnë investitorë të ri. Sipas tyre aktualisht janë afruar tre biznesmenë, por gjithçka është në dorë të qeverisë. Naftëtarët shprehen se nëse nuk rifillon punën uzina, protesta do të vijojë edhe në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS