Reparti i Zjarrfikësve të Uzinës së Ballshit po protestojnë për pagat e tyre. Reparti gjendet në mungesë gadishmërie. Këta punonjës nuk kanë marrë rrogat 3 muajt e vitit 2018 dhe 15 rroga te tjera 2015-2016. Në total janë 43 punonjes. Pagat varen nga kompania që administron ARMO-n.
Aktivistët janë shprehur se punëtorët janë të zhgënjyer dhe se ka ngërç nga ana juridike për funksionimin e uzinës. Veç këtyre, mosparaqitja e tyre në punë sjell rrezik nëse ka avari në reparte me lende djegëse.
Punonjësit e Uzinës shprehen se kanë shkuar tek të gjitha institucionet. Ata përsëriten se nuk po mbahet asnjë premtim nga shteti për pagat dhe statusin e naftetarit. Punonjësit duan zgjidhje pasi varësia nga drejtoria zjarrfikse ne Ministrinë e brendshme i bën të mos largohen dot nga puna edhe pse nuk marrin pagat.
"Komuniteti është në gjendje të mjerueshme", shprehen punonjësit.
Ata mbajnë me vete qese me barishte, në mënyrë simbolike.