Naftëtarët ARMO-s në Uzinën e Ballshit kanë protestuar sot para rafinerisë, por më pas kanë shpërthyer portën e saj dhe janë vendosur përpara zyrave të uzinës.
Punetorët pasi kanë çarë kordonin e policisë kanë hyrë me forcë në uzinë.
Ata kërkonin që punëtorët që kanë nisur punën në repartet e uzinës të bashkohen me protestuesit pasi ata janë zgjedhur ne mënyre selektive.
Është vendosur që asnjë punëtor nga nesër e tutje nuk do të futet në punën në reparte.
Punetorët kanë kërkuar prej shumë kohësh pagat e prapambetura.
Me ardhjen e kompanisë Bylys Energy, që ka marrë në zotërim rafinerinë, sipas tyre nuk janë berë kontrata të rregullta, por kanë filluar punë vetë 150 vetë që sipas punëtorëve, janë emëruar në mënyrë selektive.