http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria është renditur si një nga top destinacionet për t?u vizituar edhe në vitin 2018. Revista prestigjioze National Geographic, këshillon turistët anë e mbanë botës se vendi ballkanik është zgjedhja ideale për ata të cilët pëlqejnë zhytjen dhe eksplorimin nën ujë.
Revista thekson se në Shqipëri, pushuesit mund të gjejnë një tokë tërheqëse dhe të zbulojnë territore nënujore qe nuk janë shijuar nga askush.
?Rrënojat e anijeve dhe shpellat e rralla janë disa nga thesaret relativisht të paprekura që presin zhytësit në Shqipëri. Dekadat e izolimit nën udhëheqjen e diktatorit Enver Hoxha kufizojnë zhvillimin, dhe ruajnë pa dashje trashëgiminë kulturore nënujore, veçanërisht jashtë bregut jugor?, ? e përshkruan vendin tonë National Geographic.
Në krah të fotos, revista shkruan edhe një fakt mbi eksplorimin e ujërave te kaltra të Shqipërisë gjatë komunizmit. Sipas saj, diktatori Enver Hoxha ndaloi zhytjen me qëllim që shqiptarët të mos iknin nga vendi i izoluar.
Në mesin e 21 vendeve të sugjeruara për t?u vizituar këtë vit, Shqipëria lë pas Kanadanë, Norvegjinë, ndërsa në fillim të renditjes kryeson Etiopia, Argjentina, Gjeorgjia dhe Australia.