http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pasi bllokoi negociatat për shqipërinë në muajin tetor, franca e quan lajm të mire metodologjinë e zgjerimit të miratuar një ditë më parë nga Komisioni Europian.Sekretarja franceze e Shtetit për Punët e Jashtme Amélie de Montchalin në një intervistë për mediat, e quan hap pozitiv pezullimin e negociatave në rast se reformat e Shqipërisë ngecin.AMELIE DE MONTCHALINSEKRETARE E SHTETIT PER PUNET E JASHTMEËshtë një hap i parë pozitiv. Kemi një proces të kthyeshëm me mundësinë e pezullimit ose stopimit të negociatave dhe një kontroll politik të fortë nga vendet anëtare. Por ne duhet të kemi një marrëveshje me të 27 vendet anëtare mbi këtë propozim të ri.Për Parisin zyrtar celja e negociatave nuk varet nga miratimi i metodologjisë por nga progresi i raportit të Komisionit Europian i cili do të publikohet brenda pak javëve.AMELIE DE MONTCHALINSEKRETARE E SHTETIT PER PUNET E JASHTMEFranca pret një raport për situatën e reformave që i janë kërkuar Shqiperisë dhe Maqedonisë së Veriut. Vetëm pas kësaj qeveria franceze do të marrë vendimin e saj për të pranuar ose jo hapjen e negociatave me këto dy vende.Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi do të paraqesë në fund të muajit shkurt një raport të ri mbi gjendjen e reformave në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.Propozimi i tij dhe raporti do të diskutohen për herë të parë në 27 shkurt, gjatë një takimi të ministrave të punëve evropiane në Bruksel.