Hapet sporteli i pare unik per fermeret ne Fier

RTV KLAN 2018-05-10

Views 0

Në Fier ka nisur të funksionojë i pari sportel unik për fermerët, një one stop shërbimesh, por dhe marrje informacioni për ta.

Ky sportel, që ishte një premtim elektoral i socialistëve, është inauguruar nga Kryeministri dhe Ministri i Bujqësisë, ku është lajmëruar dhe miratimi brenda këtij muaji i skemës së re mbështetëse për fermerët.

Sporteli unik do të ofrojë për fermerët shërbimin e aplikimit për grante dhe subvencione me fondet buxhetore, si dhe për programin IPARD, këshillim për plane biznesi, informacion dhe këshillim bujqësor, informacion financiar dhe informacion për tregjet bujqësore.

Share This Video


Download

  
Report form