Sëmundja e gjedhit, mbyllen thertoret në Fier, apel për kujdes nga fermerët

Ora News Lajme 2016-09-19

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Urdhri i ministrisë së Bujqësisë për mbylljen e përkohshme të tregut të gjësë së gjallë, pas shfaqjes së sëmundjes së dermatozës nodulare të gjedhit, ka sjellë mbylljen e thertoreve edhe në Fier.
Ekspertë të shërbimit veterinar sqarojnë se sëmundja këtë periudhë ka pikun e zhvillimit të saj. Luiza Strati, drejtoresha e drejtorisë së shërbimit veterinar pranë bashkisë Fier sqaron se kur kafshët janë të prekura nga sëmundja.
Strati: Ka shenja të mbushjes së trupit me nodula, ka rrjedhje sekrecionesh nga hundët dhe sytë. Dobësohet, çalon. Humbet aftësitë riprodhuese, humbet aftësitë të prodhimit të qumështit, deri në humbjen përfundimtare. Këto nodula zhvillohen edhe në pjesën e brendshme të organeve të frymëmarrjes, të cilat shkaktojnë bronkopneumoni. Shkakton deri në ngordhje e kafshëve.
Veterinerja Luiza Strati thotë se urdhri është i përkohshëm, nuk u shkakton dëme fermerëve dhe mungesa e konsumit të mishit të vicit, mund të zëvendësohet nga mishi i shpendëve apo peshku.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbyllen-thertoret-ne-fier-apel-per-kujdes-nga-fermeret/

Share This Video


Download

  
Report form