Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në 27 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike më Fier, kreu i opozitës Lulzim Basha inkurajoi shqiptarët t?i bashkohen opozitës për t?i dhënë fund qeverisjes nëpërmjet krimit, e cila ka si simbol Saimir Tahirin. Basha nënvizoi kontrastin mes Saimir Tahirit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe 22 vjeçarit Estref Halili, që u burgos për një cigare hashash dhe vari veten më burg një vit më parë.
Basha: ?Sot e gjithë qeveria është ngritur në këmbë për të mbrojtur Sajmir Tahirin, por askush nga ata nuk u kujtua të thotë një fjalë për Estref Halilin 22 vjeçar. Ky është shteti i Edi Ramës. Estref Halili, për një cigare hashash u plas në burg. 22 vjeçarit iu ndërpre jeta në lulen e rinisë. Ndërsa për Sajmir Tahirin dhe fatin e tij, Edi Rama bëhet gjyqtar, bëhet prokuror, vetëm e vetëm që ta shpëtojë nga drejtësia.?
Basha renditi disa fakte pse Edi Rama po kap drejtësinë nëpërmjet kryeprokurorit.
Basha: ?Menjëherë pas vetëemërimit si kryeprokuror Edi Ramës, Saimir Tahirit iu kthye pasaporta për të udhëtuar jashtë shtetit"
Kreu i PD theksoi se emërimi i kryeprokurorit pa vetting është prova më e qartë se Edi Rama ka frikë nga reforma e vërtetë në drejtësi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fier-basha-mbrojtjen-e-tahirit-rama-behet-kryeprokuror-e-gjyqtar