Ora News - Alibeaj: Me mbrojtjen e Tahirit, Rama mbron pushtetin

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike thotë se provat zyrtare të bëra publike këto dy ditë, që lidhin Saimir Tahirin me bandën e Habiljave në trafikun ndërkombëtar të drogës, janë dëshmia më e qartë përse Edi Rama i ka ofruar imunitet politik Saimir Tahirit. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se kostoja e imunitetit politik për Tahirin, mund të rezultojë shumë e lartë për shqiptarët për sa kohë vende të Bashkimit Evropian kërkojnë arrestimin tij.

Provat e fundit të bëra publike, që sipas PD lidhin Sajmir Tahirin, me banden e Habiljave në trafik ndërkombëtar të drogës janë dëshmija e qartë pse kryeministri Edi Rama, i ka ofruar imunitet poltik atij. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se këto prova që përbejnë bazën e hetimit në Gjykatën e Krimeve te Rënda për drejtues të policisë, janë të pavlefshme deri tani për arrestimin e Tahirit, pasi sipas tij mbrohet nga Rama.

Alibeja shtoi se kostoja e imunitetit politik për Tahirin, mund të rezultojë shumë e lartë për shqiptarët.

Me vendimin për të mbrojtur Saimir Tahirin, tha deputeti demokrat , Edi Rama nuk mbron thjesht ish Ministrin e tij të Brendshëm, por mbron pushtetin e tij, që i ka rrënjët tëk kanabizimi i vendit.

Deklarata e nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj

Nga përgjimet e autoriteteve italiane provohet se Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm, Jaeld Çela, Drejtor i Policisë së Vlorës i emëruar nga Tahiri, Florian dhe Moisi Habilaj, trafikantë droge që përdornin makinën e Tahirit, Gentian Çeka, shofer personal i Tahirit dhe Orest Sota, mik i Tahirit që iu gjetën 863 mije euro me patentat e Tahirit, janë një grup i strukturuar kriminal, secili me rolin e vet, me qëllimin e përbashkët, trafikimin e kanabisit drejt Italisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/alibeaj-me-mbrojtjen-e-tahirit-rama-mbron-pushtetin

Share This Video


Download

  
Report form