Ora News - Qendrat sociale pikëtakimi i të moshuarve, Kristjan dhe Danja shembuj frymëzimi

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një e treta e popullësisë kombëtare është e përqëndruar në Tiranë, qytet në të cilin regjistrohen mesatarisht 50 persona në ditë në zyrat e gjendjes civile.

Në kushtet kur popullsia është në rritje, lind nevoja që pushteti vendor të hartoj strategji afatëgjatë dhe të ndjek politika sociale për ata që jetojnë në varfëri.

Bashkia e Tiranës përmes programit të shërbimit social mbështet kategoritë që kanë nevojë për mbështetje si të pastrehët.

Drejtorja Anisa Ruseti thotë se rreth 2000 indidvidë mbështeten nga bashkia e Tiranës përmes këtyre programeve.

Përveç tyre, janë 4 qëndra sociale dhe menca në të cilët individët të moshuarit, fëmijët me aftësi ndryshe dhe ata që janë të braktisur marrin shërbime dhe kryejnë terapi në to.

Feruze Karameta ka 12 vjet që e frekuenton këtë qendër sociale.

Ndërsa Kristjan Careri dhe Danja Shehi janë dy gjimnazistë nga Tirana që kanë organizuar fushata të ndryshme në shkollën e tyre dhe duan të festojnë e të gëzojnë këta të moshuar.

Për drejtoren e qendrës, Alma Tandili, është vështirësi dhe sfidë më vete të menaxhojë ditën e 300 personave frekuentues të qendrës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qendrat-sociale-piketakimi-i-te-moshuarve-kristjan-dhe-danja-shembuj-frymezimi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS