Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/
Çdo punonjës në qëndrat e përkujdesjes sociale do të testohet. Provimet do të zhvillohen nga data 2 deri në datën 9 tetor. Ky do të jetë një vlerësim për aftësinë profesionale dhe për ata që nuk rezultojne kalues do të duhet të lënë vendin e punës.
Nga data 2-9 tetor do të testohet çdo punonjës në institucionet e përkujdesjes sociale.
Ministria e Mirëqënises Sociale dhe Rinisë do ta bëjë këtë hap për tu siguruar mbi aftësitë profesionale te personelit, duke marrë shkas nga rastet kur fëmijët dhunohen nga kujdestarët siç ndodhi në Shkodër.
Në një intervistë për Ora News, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, tha se mbi 540 punonjës do ti nënshtohen vlerësimit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/aksioni-kunder-informalitetit-prek-dhe-tregun-gabi-sekuestrohen-mallrat/