Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një studim i bërë nga rrjeti i të moshuarve dhe autoritetet shëndetësore tregojnë se në Shqipëri 38% e personave në moshën e tretë jetojnë në varfëri dhe 48% e tyre vuajnë nga sëmundjet kronike.
Një studim i bërë në Shqipëri për moshën e tretë për gjendjen e tyre social-ekonomike dhe sëmundshmërinë tregon se një për qindje e konsiderueshme e të moshuarve jetojnë të vetmuar dhe janë të prekur nga sëmundje kronike.
Gjetjet e studimit të rrjetit të moshuarve dhe autoritetet shëndetësore tregojnë se 38% e personave të moshës së tretë e konsiderojnë veten të varfër ose shumë të varfër nga pikëpamja ekonomike, me një pension minimal që nuk mund të përballojnë kosto ekonomike dhe shëndetësore të tyre.
Për këtë arsye, 22% të moshuarve nuk kanë ngrohje të mjaftueshme dhe të përshtatshme në shtëpitë e tyre.
48% raportuan të paktën për 1 sëmundje kronike, prevalenca më e lartë e të prekuve është në zonat rurale. Të moshuarit vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, diabet, sëmundje gastrointestinale.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-vetem-dhe-te-semure-38-e-te-moshuarve-jetojne-ne-varferi