Levizjet e para te Arta Markut ne Prokurori

RTV KLAN 2018-05-10

Views 0

Dhjetë ditë pasi u emërua kryeprokurore e përkohshme, Arta Marku ka bërë levizjet e para në organin qëndror të akuzës dhe atë të kryeqytetit. Marku ka shkarkuar nga detyra e drejtores së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, në përbërje të së cilës është edhe Sektori për ?dekriminalizimin? Rovena Gashin.

Vendin e saj e zuri Arqile Koça i cili ishte edhe rival i Arta Markut në garën për kryeprokuror të përkoshëm. Rreth tre orë më pas numri një akuzës u pa të hyjë në Prokurorinë e Tiranës. Pasi ka qendruar vetëm 5 minuta në këtë institucion, ajo i komunikoi shkarkimin nga detyra drejtuesit Petrit Fusha, i cili mbante prej 4 vitesh këtë pozicion. Ai do të vazhdojë detyrën si prokuror sektori, në Prokurorinë e kryeqytetit.

Në krye të një prej prokurorive më të rëndësishme ne vend do të jetë Dritan Rreshka, i cili është emeruar drejtues i përkohshëm i saj. Pritet që Marku të kryejë lëvizje edhe në prokuroritë e rretheve ku shumica e drejtuesve janë të komanduar. Ndonëse nuk ka një motiv për lëvizjet, kryeprokurorja është shprehur për angazhim maksimal për vazhdimin e hetimeve për çështjet sensitive.

Deklarata u bë pas një takimi 30 minutësh në zyrën e saj me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Sipas njoftimit zyrtar, dy krerët e institucioneve diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit me fokus të veçantë realizimin e procesit të Vetingut, luftën kundër korrupsionit dhe trafikut të lëndëve narkotike. Marku dhe Xhafaj folën edhe për Vetingun në radhët e Policisë së Shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form