Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biblioteka ?Gjergj Fishta? në Lezhë po shënon vit pas viti shtim të numrit të lexuesve të rinj. Aktualisht me 1400 anëtarë, kjo shifër është rritur me 4 herë në krahasim me dy vitet e fundit, ndërsa numri i fëmijëve është rritur me 6 herë.
Biblioteka e Lezhës, ndryshe nga e përgjithshmja në pjesën tjetër të vendit, nuk mbetet asnje herë bosh.
Nga më të vegjlit deri tek të rriturit, ajo ka rreth 1400 anëtarë besnikë të librit.
Kjo shifër është 4 herë më e lartë se dy vite më parë, por fëmijët përbëjnë 6 herë më shumë se lexuesit e dy viteve më parë.
Për të nxitur akoma më shumë leximin, biblioteka e Lezhës solli edhe çmimet për lexuesit e zellshëm dhe lexuesit më të mirë.
Për vetë lexuesit, i rëndësishëm nuk është vetem procesi, por kuptimi dhe zbatimi i mesazheve që përcjellin veprat.
Duke filluar nga muaji janar, Biblioteka 'Gjegj Fishta' do të ketë shumë tituj të ri librash, dhuratë e mbërritur së fundmi dhe që përmbush nevojat e lexuesve lezhianë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/biblioteka-e-lezhes-destinacion-te-rinjte