Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni BOOM i është rikthyer sot problemit të një postieri nga Elbasani, i cili paguhej vetëm 80 mijë lekë të vjetra dhe punonte 8 orë. Pas publikimit të rastit në BOOM, ka reaguar edhe drejtoria, duke i rritur rrogën në 270 mijë lekë.
Postieri falenderoi emisionin BOOM që i zgjidhi problemin.
Gazetarja: Sa e keni rrogën aktualisht?
Postieri: Unë si punonjës i vjetër prej 38 vjetëve unë paguhem 270 mijë lekë. Falenderoj emisionin BOOM që na e zbardhi faqen, falenderoj edhe drejtoreshën. Punoja 8 orë për 80 mijë lekë. Tani jam i kënaqur, sepse e di që punoj dhe do coj dicka në familjen time. Kontratën e re e kam firmosur në muajin nëntor.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pas-denoncimit-ne-boom-postierit-ne-elbasan-i-rritet-rroga