Fluks hyrjesh portin e Durresit

RTV KLAN 2018-05-10

Views 1

Mijëra emigrantë kanë mbërritur në atdhe nëpërmjet portit të Durrësit dhe Vlorës. Autoritetet portuale kanë shtuar sportelet dhe numrin e punonjësve për të përballuar fluksin e udhëtarëve gjatë festave.

Porti i Durrësit dhe Vlorës këto ditë po përballen me fluks udhëtarësh. Si çdo fund Dhjetori emigrantët zgjedhin t?i kalojnë pushimet me familjet e tyre.

Afro 3000 pasagjerë mbërritën mëngjesin e së hënës në Durrës me 4 tragete që u nisën nga portet italiane.

Për festat, kompanitë e lundrimit në këtë qytet bregdetar po funksionojnë me 6 tragete. Autoriteti Portual në bashkëpunim me degën e doganës dhe Policinë Kufitare kanë rritur numrin e sporteleve në shërbim të pasagjerëve.

E njëjta situatë paraqitet edhe në portin e Vlorës. Mbi një mijë persona kanë hyrë në vendin tonë dy ditët e fundit.

Fluksi të lëvizjes ka edhe në largim drejt Italisë. Shumë shqiptarë preferojnë që ndërrimin e viteve ta kalojnë në vendin fqinj.

Porti i Vlorës ka shtuar numrin e punonjësve të policisë dhe sporteleve për të shmangur radhët.

Share This Video


Download

  
Report form