Fluks emigrantësh në Portin e Durrësit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 8 mije pasagjerë kanë kaluar mbrëmjen e se hënës nga porti i Durrësit drejt porteve italiane të Barit dhe Ankonës. 6 tragete janë nisur gjatë pasdites deri rreth orëve të para të mëngjesit të se martës, duke marrë me vete një numër të madh pasagjerësh, pushimet e te cilëve kane përfunduar. Emigrantët shprehen se procedurat nuk i kanë vonuar dhe çdo gjë duket në rregull. Policia kufitare në bashkëpunim me autoritetin portual dhe degën e doganës kanë marrë masa për përballimin e fluksit në ikje, duke vënë në punë të gjitha sportelet me personelin e nevojshëm për kontrollin dhe vulosjen e pasaportave, si dhe bagazheve të tyre. Burime zyrtare bëjnë me dije se prej disa ditësh funksionojnë 30 sportele në total

Share This Video


Download

  
Report form