http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pritja ne këto zyra zgjat me ore dhe këto pamje janë te përditshme. Emigrante te ardhur për pushime, e shfrytëzojnë sezonin për t?u pajisur me pasaporta. Lezha është një nga qytetet ku zyrat e aplikimit janë te tej mbushura dhe nuk hyn dot. Ka aplikues te te gjitha moshave mes te cilëve dhe fëmijë dhe të moshuar që presin ne temperatura percelluese. I duan dokumente me procedure te përshpejtuar, pasi duhet te kthehen ne vendet ku ata jetoje. Fieri është një tjetër qytet që po përballet me fluksin e lartë të personave që aplikojnë për pasaportë dhe kartë identiteti.Në komisariatin e Korçës numri i personave që aplikojnë për t?u pajisur me karta dhe pasaporta arrin në 100. Vasfi Gureza është një nga qytetarët e shumtë që ka tri dite që pret për të bërë aplikimin, por sipas tij, pengesa duket se janë punonjësit e policisë të cilët duhet të firmosin për secilin formularët. Të pyetur për këtë situatë, zyrtarë të komisariatit të qytetit juglindor thane për Vizion Plus se verifikimi i formularëve për çdo person, kërkon kohen e duhur te kontrollit te dokumenteve, aq me tepër kur edhe për ta fluksi ka qene i madh.