Shqiptaret festojne Krishtlindjen

RTV KLAN 2018-05-10

Views 3

Besimtaret e krishterë festojnë sot ditën më të rëndësishme të kalendarit fetar, Krishtlindjen. Katolikët në Tiranë u lutën për paqe dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit mbrëmë në mesnatë në meshën tradicionale në Katedralen e Shën Palit. Arqipeshkvi i Arkidioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Xhorxh Frendo në fjalën drejtuar besimtarëve tha se Krishtlindja është festa e familjes dhe dashurisë.

Ndërsa sot në mëngjes në Katedralen ?Ngjallja e Krishtit? në Tiranë u mbajt mesha e shenjtë e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët ortodoksë. Në meshën e parë të Krishtlindjes si shtetas shqiptar, kryepeshkopi Anastas Janullatos krahasoi vendimin e Presidentit me ?verën, e cila sa më shumë vjetërohet aq më shumë vlera merr.

?Ky vendim që mori presidenti gëzon mijëra ortodoksë në mbarë vendin që presin prej shumë vitesh të marrin këtë lajm. Përfundoj fjalën time duke thënë se sa më shumë kalon koha, vera bëhet më e mirë?, u shpreh kryepeshkopi Janullatos.

Krishtlindja mbetet festa më popullore mes të krishterëve. Kjo ditë simbolizon lindjen e Krishtit në Betlehem, por është edhe një mundësi e mirë për të gjithë për të dhënë dashuri ndaj njëri-tjetrit.

Share This Video


Download

  
Report form