Harxhi: 'Shqiptarët festojnë njësoj kudo ku jetojnë'

alsatmtv 2015-08-21

Views 6

Pamja dhe fryma festive me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar vërehet dhe ndihet nga gjithë shqiptarët. 'Kjo është festë e kombit', është shprehur zv/ministrja e punëve të jashtme e Shqipërisë Edit'h Harxhi e cila po qëndron në Shkup. Sipas saj shqiptarët festojnë njësoj, pavarësisht ku jetojnë.

"Shkupi është gjithmonë shumë interesant në çdo kohë natyrisht ka marr edhe ai një kuptim tjetër këto ditë që shqiptarët kudo që janë festojnë 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Këtu natyrisht shoh për gjatë gjithë rrugës që kam përshkruar nga Tirana deri në Shkup ajo çfarë ka qenë më interesante ka qenë fakti që shqiptarët po festojnë kudo njësoj pavarësisht se ata jetojnë në shtete të ndryshme dhe kjo festë do të thotë që nuk është thjeshtë një festë e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë por është një festë e kombit...Më vjen mirë që shoh lajmërime kudo në Shkup për festën e madhe të datës 25 që do të zhvillohet në Shkup është e padiskutueshme që nuk mund të ishte ndryshe të paktën duhet të kemi parasysh faktin që deri përpara 100 vitesh Shkupi mund të ishte edhe qendra më e madhe e shqiptarëve kështu që sot për sot natyrisht bashkëjetesa na ka bërë kudo në rajon që të ketë një dimension tjetër nocioni I kombit shtet por të cilin natyrisht ne e respektojmë", deklaroi Edith Harxhi, zëvendësministre e punëve të jashtme e Shqipërisë. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form