“Onufri” ne rrathet e kujteses kolektive dhe personale

RTV KLAN 2018-05-10

Views 0

?Kujtesa kolektive, kujtime personale?, është tema me të cilën 10 artistë shqiptarë e të huaj konkurrojnë mes njëri-tjetrit në ndërkombëtaren ekspozitë-konkurs ?Onufri?. Të gjithë të lindur në vitet ?70 dhe ?80, artistëve i është kërkuar të rrëfejnë për kujtimet, kush i formon, sa ato personale preken nga ngjarjet historike, si ndikon koha dhe a është i qartë dallimi mes kujtesës kolektive dhe asaj personale. Për t?iu përgjigjur këtyre pyetjeve, kuratori italian Gaetano Centrone shfrytëzoi një figurë letrare për të shprehur vlerësimin e tij për prurjet artistike në këtë edicion të 23-të.

Gaetano Centrone: ?Hodha këtë rrjetë kuratoriale dhe kapa dhjetë peshq si artistë shumë të mirë, jo vetëm për vendet e tyre të origjinës. Fuqia e tyre artistike është edhe për konkurse e ekspozita të rëndësishme ndërkombëtare?.

Për t?i dhënë formë fizike kujtimeve, artistët i prezantohen kritikës dhe në fund jurisë përmes pikturës, instalacionit, fotografisë apo materialeve filmike.

?Onufri? edhe këtë vit i konceptuar pa asnjë ndryshim në buxhet, me 1 milionë e 400 mijë Lekë mbyll kalendarin artistik të Galerisë Kombëtare të Arteve, për vitin 2017, institucion i cili vazhdon të drejtohet nga Artan Shabani, mandati i të cilit prej dy muajsh ka përfunduar, është zhvilluar një konkurs në Ministrinë e Kulturës, është përzgjedhur dhe dërguar emri i një kandidati për drejtor në qeveri, por ende nuk është miratuar.

Share This Video


Download

  
Report form