Pas Shkodrës, Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka zhvilluar një takim në Vlorë me pushtetin lokal dhe aktorë të tjerë të shoqërisë për strategjinë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
Çako e ka cilësuar si prioritet të vitit 2017 luftën kundër fenomenit, ndërsa për të arritur objektivin ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha palëve.
Drejtori i Policisë Haki Çako e ka cilësuar problematike situatën rreth kultivimit të lëndëve narkotike, ndërsa Vlora mbetet një nga zonat më problematike.
Çako gjatë fjalës së tij kërkoi bashkëpunim më të ngushtë për të parandaluar fenomenin në fshatrat e qytetit bregdetar.
Ndërsa shtoi se pavarësisht angazhimit të strukturave vendore dhe policisë gjatë vitit 2016 duhet thënë se nuk u arrit që kultivimi i bimëve narkotike të zerohej.
"Jo vetëm punonjësit e Policisë kudo që janë, por edhe administratorët, përfaqësues të tjerë të komunitetit kanë familjet e veta, kanë lidhjet shoqërore të vetat të cilët do të duhet të marrin përgjegjësinë e drejtpërsërdrejtë.