Hiqen certifikatat personale dhe familjare

RTV KLAN 2018-05-08

Views 1

Asnjë zyre e gjendjes civile nuk lëshon me certifikata familjare dhe personale.

Që prej datës 27 shtator punonjësit e gjendjes civile, kanë marrë urdhër nga Ministria e Brendshme që të mos printojnë më certifikata, por të orientojnë qytetaret si t?i marrin ato online.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Beldar Doracaj, sqaron për Televizionin Klan, se të gjitha institucionet shtetërore kanë akses në regjistrin e gjendjes civile dhe në bazë të vendimit të qeverisë duhet t?i gjenerojnë vetë këto dokumente, nëse është e nevojshme.

?Menjëherë ne kemi orientuar zyrat që të orientojnë qytetarët që certifikatat personale dhe familjare, është vetë autoriteti publik, ky qytetari do të duhet ta dorëzojë këtë certifikatë personale apo familjare përgjegjës për ta printuar.?

Zyrat e gjendjes civile japin certifikatë personale me fotografi vetëm për fëmijët nën moshën 16-vjeç, për të cilët nuk gjenerohet ky dokument edhe në portalin qeveritar të shërbimeve.

?Kjo për arsyen sepse fëmijët nën moshën 16-vjeç nuk kanë kartë identiteti, dhe i vetmi dokument identifikimi për ta është certifikata personale.?

Po ashtu në gjendje civile, merren certifikatat për jashtë shtetit të cilat janë ne 6 gjuhë dhe me disa flete, si dhe akt lindjet dhe vdekjet.

/Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form